Vendosni fjalën kyçe....

Stuhia lë në errësirë dhjetëra fshatra në Qarkun e Korçës


Stuhia e fuqishme në juglindje të vendit, ka lënë shumë fshatra pa energji elektrike.

Në Bashkinë e Korçës janë pa energji fshatrat e njësisë administrative Vithkuq ndërsa në bashkinë e Maliqit njësia administrative Gore dhe disa fshatra të Njësisë Administrative Vreshtas e Libonik.

Në bashkinë e Kolonjës pa energji elektrike janë fshatra të njësisë Administrative Leskovik ndersa në bashkinë e Pogradecit fshatra të Njësisë Administrative Dardhas.

Do të punohet për rikthimin e energjisë elektrike në të gjitha fshatrat e lartpermëndura në një moment të dytë, pasi grupet e punës do të zbresin në terren pas stuhisë.