Vendosni fjalën kyçe....

Pezullohet nga detyra polici që shtyu gazetaren Anila Hoxha e operatorin gjatë raportimit


Është pezulluar nga detyra efektivi i policisë që shtyu gazetaren Anila Hoxha e operatorin që po raportonin gjetjen e trupit të biznesmenit Ruzhdi Hoxha në Qafë Mollë paraditen e sotme.

Punonjësi me iniciale Sh.T. është pezulluar menjëherë ndërsa drejtori i Policisë së Shtetit,Nano, ka urdhëruar edhe një hetim administrativ për sqarimin e rastit.

Një njoftim thuhet se policia e konsideron marrëdhënien me median si prioritare në funksion të mirëinformimit të publikut.

Njoftimi

“Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Në lidhje me incidentin e ndodhur gjatë pasditen së sotme me disa gazetarë, në Qafë Mollë, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë ka pezulluar menjëherë nga detyra punonjësin e policisë Sh.T.

Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, ka urdhëruar Drejtorinë e Standarteve Profesionale në Policinë e Shtetit për nisjen e menjëhershëm të hetimit administrativ me qëllim sqarimin e rastit. Policia e Shtetit i konsideron marrëdhëniet me median si prioritare në funksion të mirë-informimit të publikut dhe është e vendosur për të ndëshkuar çdo punonjës police që performon sjellje të pahijshme duke shpërdoruar detyrën në dëm të imazhit të Policisë së Shtetit dhe cënimit të marrëdhënieve me mediat e qytetarët.”