Vendosni fjalën kyçe....

Tirana mund Vllazninë në Shkodër, rikthehet në krye


Tirana ka marrë një fitore tejet të rëndësishme në një fushë të vështirë si e Vllaznisë.

Kryeqytetasit fituan 2-0 ndaj një rivali të drejtpërdrejtë në garën për titullin kampion dhe janë rikthyer sërish në krye të renditjes me tre pikë më shumë se Kukësi i vendit të dytë.

Në ndeshjen tjetër të ditës së sotme Laçi mposhti Skënderbeun. Partizani-Egnatia e Teuta-Kastrioti janë dy ndeshjet që ulin siparin e javës së shtatë të Superligës.