Vendosni fjalën kyçe....

22 vjet nga hyrja e trupave të NATO-s në Kosovë, Basha: Kontribut i përbashkët i shqiptarëve dhe partnerëve të saj


Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka uruar sot Kosovën në 22-vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s, që njihet edhe si dita e Çlirimit të Kosovës.

Basha shprehet se e ardhmja e Kosovës, si një shtet i fortë, demokratik, anëtar i NATO-s dhe BE-së, do të ndërtohet bashkarisht me partnerët dhe aleatët.

“22 vite më parë Kosova shënoi ditën e parë të lirisë, çlirimin e saj!

Në këtë ditë krenarie kombëtare, mirënjohja më e thellë shkon për bijtë dhe bijat e Kosovës që dhanë jetën për liri, për lidershipin e Presidentit historik, Ibrahim Rugova, për luftën heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe simbolit të saj, Komandantit Legjendar, Adem Jashari.

Në këtë rrugëtim plot sakrifica dhe shpresë drejt ëndrrës së çlirimit, shqiptarët do t’u jenë përjetë mirënjohës aleatëve tanë strategjikë, vendeve anëtare të NATO-s të udhëhequr nga SHBA, e të gjithë partnerëve.

Liria dhe shteti i Kosovës janë kontribut i përbashkët i shqiptarëve dhe partnerëve të saj. E ardhmja e Kosovës, si një shtet i fortë, demokratik, anëtar i NATO-s dhe BE-së, do ndërtohet bashkarisht me partnerët dhe aleatët tanë.”- shkruan kreu i PD-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *