Vendosni fjalën kyçe....

“Shkelën barazinë në tendera”, SPAK kërkon 8 muaj burg për 3 punonjëset e spitalit të Elbasanit


Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka kërkuar nga 8 muaj burg, pezullimin si dhe dënimin me kusht për dy vjet, për 3 punonjëse të spitalit të Elbasanit.

Tre punonjëset Anila Ballhysa, Mimoza Zyberi dhe Ardita Beqiri akuzohen për shkelje të barazisë në tendera.

Të pandehurat kanë qenë anëtarë të KVO dhe kanë marrë pjesë në dy tendera për spitalin e Elbasanit, me vlerë 5 milion dhe 15 milion lekë të vjetra.

Sipas SPAK, tre punonjëset kanë favorizuar operatorin fitues.