Vendosni fjalën kyçe....

E diela e zjarrtë sportive, nga Anglia në Francë e Itali luhen 5 derbi


Sot për sportdashësit do jetë një super e dielë pasi luhen pesë derbi evropianë në ligat më të forta evropiane.

Gjithçka do të fillojë me derbin më të madh në botë, El Clasicon e famshme, Barcelona – Real Madrid. Kjo do të jetë El Clasico e parë që prej largimit të Messit nga Barcelona dhe Sergio Ramosit nga Real Madridi. Sfida nis nga ora 16:15 dhe zhvillohet në “Camp Nou”.

Një orë e 15 minuta më pas, në ishull luhet derbi i vjetër mes Manchester United dhe Liverpoolit.

Nga ora `18:00 në elitën e futbollit italian, Serie A zhvillohet një ndeshje interesante që pritet të jetë e zjarrtë. Pas humbjes së thelë `në Evropë, Roma do ta kërkojë këndelljen ndaj Napolit që i ka të gjitha fitore pas tetë xhirove të para.

Ora 20:45 do t’i sjellë dy derbi, një në Itali e një në Francë. Interi do ta presë Juventusin në Serie A, teksa në Ligue 1, PSG i shkon Marseilles.