Vendosni fjalën kyçe....

Kosova shpall ‘non grata’ dy zyrtarë rusë


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka shpallur ‘non grata’ dy zyrtarë të Zyrës Ndërlidhëse të Rusisë në vend.

Sipas kreut të shtetit, vendimi është marrë për shkak të veprimtarisë së tyre të dëmshme, ‘e cila ka cenuar sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetutes të Republikës së Kosovës’.

“Sot, MPJD-ja ka nxjerrë vendimin për shpalljen e këtyre dy zyrtarëve rus persona të padëshirueshëm dhe në të njëjtën kohën i ka njoftuar institucionet ligjzbatuese dhe autoritetet përkatëse për zbatimin e tij. Institucionet e Republikës së Kosovës janë të vendosura në luftën kundër ndikimit malinj të Federatës Ruse dhe satelitëve të saj në rajon, të cilët synojnë rrënimin e arritjeve tona dhe të SHBA-ve, NATO-s, dhe BE-së. Për këtë arsye do të vazhdojmë të bashkëpunojmë ngushtë me aleatët tanë amerikanë dhe evropianë për ta parandaluar tentimin që Kosova dhe rajoni ynë të jenë pre e ambicieve destablizuese të Federatës Ruse.” – shkruan Osmani në faqen e saj në Facebook.