Vendosni fjalën kyçe....

Bie zjarr në një banesë në Korçë, humb jetën një person


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Korçë, ku një banesë është përfshirë nga flakët.

Incidenti ka ndodhur sot në një banesë në lagjen 12, në zonën e quajtur Çezma e Amzës.

“Balkanweb” ka raportuar se si pasojë e flakëve ka ndërruar jetën një person.

Në momentin kur banesa është përfshirë nga flakët, kanë qenë brenda 4 persona, nga të cilët vetëm 3 prej tyre kanë mundur të dalin. Por një 65-vjeçar s’ka mundur dot të dalë jashtë dhe është gjetur i djegur nga zjarrfikësit.

Në vendin e ngjarjes ndodhen uniformat blu që kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.