Vendosni fjalën kyçe....

Mediet ruse zbulojnë detaje të reja, kush janë nënë e bijë që u gjetën të vdekura brenda hotelit (FOTO)


Të tjera detaje zbulohen nga tragjedia e ndodhur pak ditë më parë në Qerret të Kavajës, ku katër turistët rusë u gjetën të pajetë në një hotel.

Mediat ruse kanë publikuar fotot e dy prej viktimave, të nënës 58 vjeçare Nataliia Burenkova e të bijës 31 vjeçare, Ekaterina Burenkova.

Kjo e fundit sapo ishte fejuar me Nikita Belousov, 37 vjeç (një nga viktimat) dhe pas pushimeve në Shqipëri, ata planifikonin të bënin dasmën.

Shtypi rus shkruan se e gjithë familja u gjet në territorin pranë saunës, burrat ishin me rroba banjo, ndërsa gratë me robdishamber. Nuk dihet nëse ato hynë në dhomën e avullit. Por, sipas të dhënave të medieve ruse, gruaja e moshuar vuante nga kanceri dhe për këtë arsye nuk i ndiqte procedurat e banjës.

Sipas të afërmve të familjes, asnjë nga katër viktimat nuk ka marrë alkool ose drogë. Tanimë i mbetet mjekësisë ligjore që të përcaktojë se çfarë e shkaktoi vdekjen.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e të premtes, ku viktimat janë Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, vajza e tyre Ekaterina Burenkova 31 vjeçe, si dhe i fejuari i kësaj të fundit, Nikita Belousov, 37 vjeç. Ambasada e Rusisë është mësuar se do të jetë pjesë e ekspertizës mbi vdekjen e katër turistëve rusë.