Vendosni fjalën kyçe....

Vjedhja e dokumenteve në zyrën e qarkut Vlorë, arrestohen dy zyrtarë e një shtetas, kamerat s’i kapën pamjet


Dy zyrtarë tyë administratës dhe një shtetas janë arrestuar mëngjesin e sotëm nga policia si pjesë e një operacioni të koduar ‘Formulari’.

Ata akuzohen se kanë lidhje me grabitjen e ndodhur në zyrën e pronave të qarkut Vlorë. Në pranga kanë rënë 60-vjeçari me iniciale B.Gj., drejtor i Drejtorisë së Administrimit e Mbrojtjes së Tokës, 37-vjeçari K.M., specialist në këtë drejtori dhe një shtetas me iniciale S.D.

Treshja e personave akuzohen se kanë falsifikuar disa formularë të kësaj drejtori lidhur me regjistrimin e një pasurie truall në Dhërmi. Grabitja e dokumenteve në zyrë ka ndodhur brenda pak minutash ndërsa kamerat e sigurisë nuk i kanë kapur pamjet.

Njoftimi

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiar, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin e koduar “Formulari”, në kuadër të të cilit u bë ndalimi i shtetasve: -B. GJ., 60 vjeç, banues në Vlorë. -K. M., 37 vjeç, banues në Vlorë. -S. D., 51 vjeç, banues në Himarë. Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi B. Gj, me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, pranë Këshillit të Qarkut Vlorë, në bashkëpunim me specialistin e kësaj drejtori shtetasin K. M, dhe shtetasin S. D,  dyshohen se kanë falsifikuar formularët e AMTP dhe Formularin nr.6 për regjistrimin e një pasurie (truall), në fshatin Dhërmi.”