Vendosni fjalën kyçe....

Shtrohet në spital ish-presidenti amerikan Bill Clinton


Ish-presidenti amerikan Bill Clinton po merr trajtim në pavionin e kujdesit intensiv pasi u shtrua në spital për një infeksion të papërcaktuar, tha një zëdhënës, duke vënë në dukje se episodi shëndetësor nuk ka lidhje me Covid-19 dhe se ai po shërohet.

“Të martën në mbrëmje, Presidenti Clinton u pranua në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Kalifornisë për të marrë trajtim për një infeksion jo të lidhur me Covid.” – tha Angel Urena, një zëdhënës i ish-shefit të Shtëpisë së Bardhë.

Portali ‘The Hill’ raportoi se Clinton vuan nga infeksioni në gjak. CNN, ndërkohë, raportoi se ai mund të dilte nga spitali ditën e sotme dhe se çështja shëndetësore nuk lidhet me problemet e mëparshme të zemrës të 75-vjeçarit Clinton.