Vendosni fjalën kyçe....

Altin Goxhaj: Në Shqipëri ka liri mediatike 6 ditë në javë, pasqyrojnë protestat vetëm nëse del foto me Yuri Kim


Avoakti Altin Goxhaj ka shprehur pakënaqësi ndaj mbulimit që mediat i bëjnë protestave në vend.

Sipas tij liria mediatike në Shqipëri është 6 ditë të javës ndërsa një ditë kur protestuesit kundër vaksinimit me detyrim arrestohen edhe nga policia nuk jepet nga media.

Ai gjithashtu ka ironizuar edhe se nëse nuk del në foto me ambasadoren amerikane Yuri Kim nuk të pasqyrojnë mediat.

Bravo mediat që pa dallim japin protestën live!

Në Shqipëri ka liri mediatike 6 ditë në javë.

Veç 1 ditë e kanë pushim, të Shtunën kur protestojmë ne që na arreston policia dhe nuk dalim në foto me Yuri Kim (kuptohet që ka dhe media që janë të lira çdo ditë dhe ju e dini se nga cili ekan na ndiqni ne të shtunave live te Kryeministria)”-shkruan Goxhaj.