Vendosni fjalën kyçe....

Morën emigrantët në makinë, i grabitën e i plagosën, arrestohen 2 të rinj në Korçë


Dy të rinj janë ndaluar nga policia në Korçë pasi akuzohen se kanë plagosur me armëtë ftohta emigrantët e paligjshëm që kishin marrë në mjetin e tyre.

Në pranga kanë rënë 20-vjeçari Ronaldo Mehmeti, banues në fshatin Moravë, Korçë, i dënuar më parë për ‘vjedhje’ dhe 25-vjeçari Ergin Brami, 25 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë për ‘vjedhje’.

Sipas policisë, ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin u kanë dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit 4 shtetasve të huaj, të cilët pasi i kanë marrë në një automjet, në afërsi të fshatit Drenovë, iu kanë vjedhur me dhunë 500 euro, si edhe kanë goditur me mjet prerës njërin prej tyre, i cili mori mjekimin e nevojshëm pranë Spitalit Rajonal Korçë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *