Vendosni fjalën kyçe....

Rama: S’i rrisim dot pagat e pensionet, do ndillnim katastrofën nesër


Kryeministri Rama tha sot se qeveria nuk i rrit dot pagat e pensionet në pozitat ku ndodhet vendi, atëherë kjo do sillte katastrofën nesër.

Në mesazhin drejtuar publikut kreu i i qeverisë thekoi se kabineti i tij subvencionon 450 milionë dollarë në vit pensionet në vend si dhe bujqësinë.

“Po e rritëm pagën në 500 mijë lekë sot, shumë shpejt do përballeshim me krizën e parë për bukë në historinë e vendit. Nuk ka prind në botë që nuk do t’i japë fëmijës së tij. Po një prind i përgjegjshëm nuk i jep dot fëmijës sot për ta shkatëruar nesër. Me kontributet e derdhura në sigurime shoqërore, nuk do paguanim dot as gjysmat e pensioneve. Pjesën tjetër e kemi subvencionuar, plot 450 milionë dollarë në vit. Jemi i vetmi vend në botë që nuk e takson bujqësinë, po vetëm e subvencionon edhe pse kjo nuk i ka sjellë efektet e dëshiruara. 30 vjet më parë zgjodhëm që individi duhet t’i dalë për zot vetes. Si do ngjitemi në majën ku meriton ku vend.” – tha Rama.