Vendosni fjalën kyçe....

Tre dimra në çadër, familja me 11 anëtarë në Fushë-Krujë në pritje të rindërtimit të shtëpisë


Një familje nga Fushë-Kruja po bën gati tre vite që jeton në çadër, që prej tërmetit të 26 nëntorit 2019. Bëhet fjalë për familjen e Islam Cakonit nga fshati Budull, shtëpia e të cilit u dëmtua rëndë nga lëkundjet.

Anëtarët e familjes që marrin bonus qiraje, kanë ngritur një çadër në oborr ndërsa natën e kalojnë brenda shtëpisë së rrënuar, shkruan Shqiptarja.

“Tërmeti më ka prishur shtëpinë, jemi 11 vete, 54 mijë lek të vjetra marr. Jemi 11 rob. Në qoftë se ka kush mundësi të më ndihmojë se shtëpinë e ka prish tërmeti se ka prish njeri. Energjinë se kam paguar do vijnë e presin edhe atë.” – thotë Islam Cakroni.

Në familjen me 11 anëtarë, pjesa më e madhe janë të papunë e jetojnë me pensionin e invaliditetit dhe paratë e bonusit të qirasë.

Por shqetësimi më i madh për Islam dhe Rufie Cakonin janë 5 nipërit e vegjël. Ata shprehen se janë të detyruar t’i dërgojnë të zhveshur në shkollën e Fushë-Krujës.

“4 fëmijë kemi  në shkollë, i çojmë vetë se s’kemi fugon e kemi shkollën larg. Duan gjëra fëmijët me u ushqy e vesh, ca të them unë ty tani. I çojmë zhveshur fëmijët në shkollë. Më kiamet s’ka veç vdekja se ska më tmerr.” – thotë Rufie Cakoni.