Vendosni fjalën kyçe....

Kryeministri çek pranë humbjes në zgjedhje, dalja e tij në ‘Dosjet Pandora’ forcuan opozitën


Grupi opozitar i qendrës së djathtë çeke së bashku është parashikuar të mundë partinë ANO të kryeministrit Andrej Babis në zgjedhjet kombëtare. Babis u përfshi nga akuzat për korrupsion pasi i doli emri në ‘Dosjet Pandora’ përpara votimit.

Votimi në Republikën Çeke u zhvillua të premten deri në mesditën e së shtunës dhe me 99% të votave të numëruara atë mbrëmje, koalicioni i qendrës së djathtë ‘Së Bashku’ merr 27.69% të votave, ndërsa ANO e Babis qëndron shumë pranë me 27.23%. Koalicioni liberal ‘Piratët/Kryebashkiakët’ renditet në vendin e tretë, me 15.5%.

Rezultatet e mëparshme treguan ANO-n në epërsi, por edhe para se ‘Së Bashku’ të dilte përpara, të dy koalicionet kundërshtare kishin fituar një shumicë të përgjithshme parlamentare. ‘Së Bashku dhe ‘Piratët/Kryebashkiakët’ kanë fituar 108 vende në dhomën e ulët prej 200 vendesh.

Presidenti Milos Zeman i ka premtuar Babisse do i japë mandatin për formimin e qeverisë nëse ANO fiton më shumë vota, gjë që teknikisht e bëri, duke pasur parasysh se ‘Së Bashku’ është një koalicion i tre partive më të vogla.

Sidoqoftë, udhëheqësi i ‘Së Bashku’, Petr Fiala dhe udhëheqësi i ‘Piratët/Kryebashkiakët’, Ivan Bartos, kanë deklaruar se do të fillojnë bisedimet që synojnë krijimin e një qeverie pa përfshirjen e Babis dhe mbetet e paqartë nëse çfarë do bëjë presidenti Zeman.

Dy partitë në fjalë kanë përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit me ANO, të cilën ata e shohin si një parti populiste dhe të papërgjegjshme financiarisht.

Babis ishte një biznesmen jashtëzakonisht i suksesshëm para se të merrte detyrën në 2017, dhe ka një pasuri neto prej 3.4 miliardë dollarësh. Koha e tij në detyrë është dëmtuar nga akuzat për korrupsion dhe konflikt interesi.