Vendosni fjalën kyçe....

Balla thirrje PD-së për të mos baltosur opozitën parlamentare: Na duhen votat për marrëveshjen, PS-ja nuk është tërhequr nga vota e emigrantëve


Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, nga foltorja e Kuvendit i ka bërë thirrje opozitës së bashkuar që të ndalë fyerjet, apo akuzat ndaj deputetëve të opozitës brenda në parlament, pasi sipas Ballës do çonte në likujdimin e marrëveshjes së arritur.

Balla tha se për të votuar marrëveshjen duhen të arrihen votat e nevojshme të cilat pa deputetët e opozitës në parlament nuk mund të arrihen.

I bëj thirrje zyrtarisht PD të ndalë baltën fjalët pa kuptim me denigrim të deputetëve të opozitës parlamentare. Kam pasur nderin të punoj me shumë prej jush në nevojën që ka ky vend që dialogu parlamentar të zhvillohet.

Histori me trafikime votash, histori që s’kanë vend, s’kanë ndodhur e s’kanë për të ndodhur, me grupin parlamentar të opozitës kemi diskutuar, padyshim që kemi kaluar së bashku ligje që kanë të bëjnë vetëm me çështje të rëndësishme të këtij vendi e kurrë s’kemi diskutuar për ligje që ndajnë në aspekte progaramore qëndrimin e kësaj ane me anën tjetër te parlamentit. S’do kërkoja të negocionte vetëvrasjen e tyre politike.

Të gjithë e dinë se edhe këta kanë një të drejtë morale për të kërkuar një sistem që mund të jetë më fair e që u mundëson qoftë në lista të ish partive të ture qoftë të tjera të kenë mundësi të rikthehen.

Nëse duan që ajo marrëveshje të kthehet në ligj duhen edhe votat e këtyre në Kuvend.
Këtu ka 74 mandate të caktuara nga populli shqiptar në 25 qershor 2017,
Që të bëhen 84 mandate për të kaluar kodin zgjedhor duhen 94 vota.

Këtu ka nevojë për dy marrëveshje një që është arritur me opozitën jashtë parlamentare dhe një tjetër me ju, por mos kërkon të vrasim marrëveshjen me ta as ata mos kërkojnë të vrasim çdo mundësi për marrëveshje me ju”.

Balla foli edhe për votën e emigrantëve për të cilën tha se Partia Socialiste nuk është tërhequr duke thënë se ka kohë të nevojshme për ta impelmetuar.

Ai hodhi më tej akuza ndaj Hajdarit dhe Lulzim Bashës se ishin arsyeja e vonimit të marrëveshjes.

“PS nuk është tërhequr e nuk tërhiqet dot, s’merr urdhra nga askush, por për ne edhe çështja e votës së shqiptarëve jashtë territorit është e domosdoshme dhe kemi gjithë kohën e nevojshme për ta bërë.

Marrëveshja për faj të Lulzim Bashës dhe Rudina Hajdarit u vonua, por kemi kohë për tja dhënë votën shqiptarever jashte vendit, kjo nuk bëhet me dëngla por me punë, fillon sot e realizohet në 9 maj 2021 kur mund të mbahen zgjedhjet”-tha Balla.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *