Vendosni fjalën kyçe....

Kalorësi irlandez përplaset në gardh nga kali që doli jashtë kontrollit  (Video)


Kalorësi irlandez Oisin Murphy u dërgua në spital me dëmtime në fytyrë pasi u përfshi në një incident të frikshëm në hipodromin Salisbury në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa ai u hodh në një gardh nga kali i tij që kishte dalë jashtë kontrollit.

Murphy po ngiste një kalë që debutonte por mesa kafsha nuk u ndje mirë në fushë duke vrapuar jashtë kontrollit.

Murphy pësoi dëmtime në fytyrë si pasojë e rënies dhe u dërgua në spital me ambulancë. Pas kontrolleve të kryera sportisi ka pësuar disa dëme në fytyrë e trup po asgjë serioze.