Vendosni fjalën kyçe....

Grabitet gjatë natës biznesi në Fier


Një biznes është grabitur gjatë natës në Fier.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Sheq i Vogël’ ndërsa biznesi është në pronësi të një personi me iniciale A.T.

Sipas njoftimit të policisë, grabitësit kanë marrë një shumë të paidentifikuar lekësh.

Njoftimi

“Në orët e para të mëngjesit, në lagjen “Sheq i Vogël” Fier, në biznesin në pronësi të shtetasit A. T., persona të paidentifikuar kanë marë një sasi parash. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.”