Vendosni fjalën kyçe....

Berisha mbledh “foltoren” e Durrësit, i bashkohen dhe tre deputetët


Sali Berisha ka mbledhur sot mbështetësit për të organizuar foltoren e Durrësit.

Kjo është foltorja e katërt që organizon Berisha që prej largimit të tij nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike.

Në ditën e sotme janë parë të pranishëm edhe deputetët Oerd Bylykbashi dhe Edi Paloka dhe Falmur Noka.

Më herët Berisha mblodhi tre foltoret në Tiranë, Vlorë dhe Fier, ku kërkon mbledhjen e 1500 firmave për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së.

Berisha ka akuzuar Bashën si peng i Edi Ramës pasi mori vendimin që të përjashtonte atë nga grupi.