Vendosni fjalën kyçe....

Tabaku: Shqiptarët kanë shpenzuar 30 milionë euro për ilaçe gjatë pandemisë, qeveria ka rimbursuar vetëm 231 mijë euro


Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka denoncuar rimbursimin e pakët të ilaçeve për qytetarët gjatë pandemisë.

Sipas të dhënave të mbledhura nga Monitor, shqiptarët shpenzuan 30 milionë euro për ilaçe gjatë pandemisë ndërsa qeveria ka rimbursuar vetëm 231 mijë euro.

Shqiptarët kanë shpenzuar 30 mln euro për ilaçe dhe mjekime gjatë pandemisë ndërsa qeveria i ka rimbursuar qytetarëve veç 231 mijë euro.

As 1% e vlerës së harxhuar nuk ka shkuar për të ndihmuar qytetarët.

Fytyra e vërtetë e një qeverie që politikën nuk e përdor për ti shërbyer qytetarëve por tu pasuruar vete, të braktisur dhe në fatkeqësi!

Jemi vendi me varfërinë më të lartë në rajon, dhe me pagat më të ulëta. Kjo nuk mund të jetë mënyra se si qeveriset vendi ynë”-shkruan Tabaku.