Vendosni fjalën kyçe....

Dyshohet se dogji qindra rrënjë në Rreth-Libofshë të Fierit, arrestohet zjarrvënësi


Policia ka vënë pranga autorin e dyshuar të zjarrvënësi në fshatin Rreth-Libofshë të Fierit.

Policia bënë me dije se u arrestua shtetasi Bani Mishtaku.

Rezulton se ky shtetas në fshatin Rreth-Libofshë, dyshohet se duke djegur me zjarr disa ferra dhe barëra të thatë, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë janë djegur qindra rrënjë ullinj të disa banorëve, një sipërfaqe shumë e madhe me shkurre e pemë frutore si dhe janë rrezikuar banesat e këtij fshati.

Ai akuzohet për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për veprime të mëtejshme.