Vendosni fjalën kyçe....

Shefja e KE-së Von der Leyen fsheh mesazhet që shkëmbeu me kreun e Pfizer, Avokati i Popullit nis hetimet


Avokati i Popullit Evropian ka kërkuar që Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen të shpjegojë se si ajo i ‘humbi’ mesazhet me tekst që shkëmbeu me CEO-n e Pfizer gjatë bisedimeve për prokurimin e vaksinave.

Avokati i Popullit Evropian Emily O’Reilly, zyrtarja kryesore e BE-së për llogaridhënie dhe qeverisje, nisi një hetim mbi refuzimin e Komisionit Evropian për të dorëzuar përmbajtjen e komunikimeve midis von der Leyen dhe një CEO-je të një kompanie farmaceutike pa emër në lidhje me një kontratë vaksine Covid-19.

Si hap i parë, O’Reilly i kërkoi Komisionit të shpjegojë politikën e tij për mbajtjen e regjistrave të mesazheve me tekst të von der Leyen.

“Komisioni ka një detyrim të regjistrojë mesazhe të menjëhershme në lidhje me çështje të rëndësishme politike ose shëndetësore, të tilla si prokurimi i vaksinave Covid-19,” shkroi zyra e O’Reilly në një deklaratë për rastin.

Në prill, Neë York Times raportoi se von der Leyen kishte shkëmbyer mesazhe dhe thirrje me CEO-n e Pfizer, Albert Bourla, për një muaj si pjesë e negociatave për prokurimin e vaksinave për bllokun. Gazeta shkruante në atë kohë se diplomacia personale luajti një rol të madh në sigurimin e marrëveshjes së vaksinës.

O’Reilly kërkoi që Komisioni të dorëzonte mesazhet me tekst, por Komisioni pretendoi se ‘nuk ishte mbajtur asnjë regjistër për ndonjë mesazh të tillë’, sipas zyrës së Avokatit të Popullit.