Vendosni fjalën kyçe....

Sampdoria i rrëmben barazimin Interit


Sampdoria ka arritur të marrë një barazim të vlefshëm për ta ndaj kampionëve në fuqi të Interit.

Zikaltërit bëjnë një hap fals në javët e para të Seria A duke mos shfrytëzuar një kundërshtar si Sampdoria.

Interi hapi sfidën me Dimarcon ndërsa vendasit barazuan me Yoshida në minutën e 33.

Në fund të pjesës së parë Lautaro Martinez shënoi sërish golin e avantazhit duke dërguar skuadrat në pushim në avantazh të zikaltërve.

Me nisjen e pjesës së dytë Augello barazoi shifrat në 2-2 duke mbyllur kështu sfidën dhe skuadrat ndanë nga një pikë.