Vendosni fjalën kyçe....

Luan Rama i rikthehet gazetarisë, do drejtojë emisionin në Ora News


Luan Rama do ketë një emision tijin në Ora News.

Pas fotos së publikuar para pak ditësh të takimit mes ish-deputetit të LSI-së e Ylli Ndroqit, duket se palët e kanë gjetur marrëveshjen.

Rama do drejtojë emisionin e titulluar ‘Drejt’ që sipas prezantimit të programacionit në faqen e Ora News do trajtojë çështje të politikës e debate po edhe ato tema që anashkalohen nga të tjerët.

“Surpriza Luan Rama, vjen me “Drejt”. RTV ORA nis sezonin e ri me një programacion që do të bëjë për vete dhe përfshijë këdo në Shqipëri. Luan Rama, pas një karriere rreth 30 vitesh në politikë, i rikthehet gazetarisë me emisionin “DREJT”. Jo vetëm politikë dhe debat, por duke trajtuar edhe atë çka të tjerët e anashkalojnë. Pa dorashka Rama surprizon me daljen e tij në ekran, çdo të hënë e të enjte.” – thuhet në pjesën përshkruese të emisionit të Ramës.

Ky i fundit u dorëhoq nga të gjjtha funksionet e tij në LSI nëpërmjet një letre të hapur pak ditë më parë. Në zgjedhjet e 25 prillit 2021 ai u caktua drejtues politik i LSI-së në Qarkun e Vlorës.