Vendosni fjalën kyçe....

Berisha asnjë fjalë për Azem Hajdarin, çfarë shkruan Meta


Sot në përvjetorin Azem Hajdarit 23 vite pas vrasjes në afërsi të ish-selisë së Partisë Demokratike politika shpërndau mesazhe për të.

Ndërsa Lulzim Basha si kreu i PD-së bëri homazhe në memorialin kushtuar Hajdarit, deri më tani mungoi mesazhi nga Sali Berisha, liderit historik të demokratëve dhe bashkëpunëtor i ngushtë ish-liderit të Lëvizjes Studentore.

Mesazheve përkujtimore nuk i mungoi Presidenti Ilir Meta që shprehu nderimet dhe respektin nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Nderim, respekt dhe mirënjohje ndaj veprës së përjetshme të Azem Hajdarit, udhëheqësit të ‘Lëvizjes Studentore’, që solli pluralizmin politik dhe demokracinë.

Energjia dhe guximi i Tij duhet të frymëzojnë përpjekjet tona për një Shqipëri si gjithë Europa”-shkruan Meta.