Vendosni fjalën kyçe....

Qarkullonte me armë zjarri, arrestohet 22-vjeçari në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje


Qarkullonte me armë zjarri me vete, arrestohet një 22-vjeçar i cili është i njohur për autoritetet pasi ishte dënuar më parë.

Nga policia e Tiranës u arrestua në kushtet e flagrancë shtetasin Ibrahim Gjidiaj, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e dorës të këtij shtetasi, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.