Vendosni fjalën kyçe....

Plagosja e dy vëllezërve në Shkodër, ndalohet 47-vjeçari


Eshtë ndaluar autori i dyshuar i plagosjes së dy vëllezërve në Shkodër ditën e djeshme.

Në pranga ka rënë 47-vjeçari Xhevahir Fikaj, i cili akuzohet se ka plagosur dy vëllezër, ngjarje e ndodhur në Fshatin e Ri, Shkodër pas një konflikti për motive pronësie.

Njoftimi

“Shkodër

Kapet  autori i dyshuar i plagosjes  së ndodhur ditën e djeshme në Fshatin e Ri, Rrethinat ,Shkodër. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër dhe strukturat hetimore të DVP Shkodër,  falë  reagimit në kohë, veprimeve të shpejta dhe profesionale, krehjes së zonës bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, u bë e mundur  që në orët e para të mëngjesit të sotëm të kapej dhe ndalohej  shtetasi Xhevahir Fikaj., 47 vjeç.Ky shtetas dyshohet si autorë i plagosjes me armë zjarri të shtetasit I.G, si dhe i plagosjes  me sende të forta të shtetasit L.G (vëllezër)  pas një konflikti për motive pronësie. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.”