Vendosni fjalën kyçe....

Përplasi me makinë të moshuarin, arrestohet 25-vjeçari në Shkodër


Policia ka arrestuar drejtuesin e makinës  cili mbrëmjen e datës 7 shtator përplasi të moshuarin në sheshin “Demokracia” në Shkodër.

I moshuari me iniciale S.D 74-vjeç po udhëtonte me biçikletë kur i aksidentua nga i riu K.P 25 vjeç.

Nga Specialistët e Sektorit të  Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit. K.P., 25 vjeç, banues në lagjen “Guerile”, Shkodër, pasi më datë 07.09.2021, rreth orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme në sheshin “Demokracia”,  duke drejtuar mjetin ka aksidentuar shtatasin S.D., 74 vjeç, i cili po udhëtonte me biçikletë. I dëmtuari pasi mori ndihmë mjekësorë në Spitalin Rajonal Shkodër  është dërguar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë dhe ndodhet  jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme”-njofton policia.