Muhamed Salah nuk e ka rinovuar ende kontratën me Liverpulin.
Siç flasin mediat britanike, lojtari ka kërkuar një pagë prej 30 milionë eurosh në sezon për të zgjatur kontratën që skadon në vitin 2023.
Palët janë në bisedime dhe po hasin vështirësi duke qenë se klubi përballet ende me probleme financiare për shkak të pandemisë.