Vendosni fjalën kyçe....

Kontrollorët ajrorë italianë paralajmërojnë grevë ditën e nesërme, çfarë duhet të dinë udhëtarët


Kontrollorët e trafikut ajror në Itali kanë planifikuar një grevë për ditën e nesërme, 7 shtator.

Greva do nisë në orën 13:00 e do përfunojë në orën 17:00. ‘Alitalia’ njofton të gjithë udhëtarët që kanë prerë një biletë në këtë orar të telefonojnë në numrin pa pagesë 800.65.00.55 (nga Italia) ose +39.06.65649 (nga jashtë) ose të kontaktojnë me agjencinë e udhëtimit ku kanë prerë biletën. Lista e fluturimeve të anuluara është në dispozicion Këtu.

Udhëtarët e prekur nga anulimet mund të kontrollojnë se në cilin fluturim janë rezervuar duke u lidhur në www.alitalia.com dhe duke plotësuar fushat boshe ‘Emri’, ‘Mbiemri’ dhe ‘Kodi i Rezervimit’ në seksionin ‘Fluturimet e Mia’ në faqen kryesore të kompanisë në internet.

Udhëtarët e prekur nga anulimi ose ndryshimi i orarit të fluturimeve me ‘Alitalia’ më 7 shtator mund të rirezervojnë udhëtimin e tyre pa ndonjë kosto shtesë ose gjobë ose të kërkojnë një rimbursim të plotë të biletës brenda 14 shtatorit 2021. Udhëtimi duhet të përfundojë brenda 14 tetorit 2021.