Vendosni fjalën kyçe....

Demokratët vërshojnë në rrjetet sociale për të uruar Sekretarin amerikan të Transportit e bashkëshortin e tij për dy fëmijët


Demokratët kanë vërshuar në rrjetet sociale për të uruar Sekretarin e Transportit, Pete Buttigieg dhe bashkëshortin e tij për dy fëmijët e birësuar.

Mes tyre janë zyrtarë të lartë të administratës Biden apo edhe mbështetës të thjeshtë të Partisë Demokratike.

Buttigieg, dikur i njohur gjerësisht si ‘Kryebashkiaku Pete’ për kohën e tij si kryebashkiak i South Bend, Indiana, postoi një pamje të tij dhe burrit të tij, Chasten, të ulur në shtratin e spitalit dhe duke mbajtur dy fëmijët e tyre, Penelope dhe Joseph.

Demokrati u përmbyt me mesazhe urimi nga mbështetësit që u mrekulluan nga fotografia e shpërndarë. Mes tyre mund të përmendet zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, asistent Sekretarja e Shtetit për Çështjet Afrikane, Susan Rice, etj.