Vendosni fjalën kyçe....

Alibeaj: Emërimi i Ulsi Manjës si ministër Drejtësie, provokim ndaj shoqërisë shqiptare


Provokim ndaj shqiptarëve e ka quajtur Partia Demokratike emërimin e Ulsi Manjas si ministër Drejtësie.

Në një reagim në rretet sociale, deputeti i zgjedhur Alibeaj tha se shqiptarët e mbarë bota i njeh krimet që Manja ka kryer në bashkëpunim me kryeministrin Rama duke sjellë si shembull Dosjen 184 të zgjedhjeve në Dibër.

Sipas tij, emërimi i tij në krye të Drejtësisë cenon besimin te institucionet dhe është ilustrim se si masakra zgjedhore nuk zgjidhi gjë për qytetarët.

“Emërimi i Ulsi Manjës si Ministër Drejtësie, është një provokim ndaj shoqërisë shqiptare. Qytetarët tanë dhe bota mbarë ia njeh krimet që ka kryer në bashkëpunim me Edi Ramën. Caktimi në krye të Drejtësisë të një prej simboleve të pandëshkueshmërisë së krimeve elektorale të Dosjes 184, është një shembull negativ që cënon edhe më shumë besimin tek institucionet kur ato dorëzohen tek individë që duhet të ishin përpara drejtësisë e jo në krye të saj. Ky është një tjetër ilustrim kuptimplotë se si masakra zgjedhore nuk zgjidhi asgjë për qytetarët. Përkundrazi, vota e vjedhur përdoret si imunitet për krimet e shkuara dhe ato të reja në dëm të Shqipërisë dhe shqiptarëve.” – shkruan Alibeaj.