Vendosni fjalën kyçe....

Qyteti meksikan legalizon seksin në publik


Një qytet në Meksikë ka miratuar një ndryshim ligji që lejon marrëdhëniet seksuale dhe në publik, duke siguruar që askush të mos ankohet për këtë.

Lëvizja ka për qëllim të parandalojë policinë në Guadalajara, një qytet me 1.5 milion njerëz, nga zhvatja e çifteve që ‘i japin dashurinë’ njëri -tjetrit në publik, tha një këshilltar që paraqiti nismën.

Këshilli i qytetit javën e kaluar shtyu reformën, që tani për tani thotë: “Marrëdhëniet seksuale ose kryerja e akteve të eksibicionizmi të një natyre seksuale në vende publike, zona të lira, brenda automjeteve ose në vende private në pamje publike do të konsiderohen shkelje administrative në çastin kur një qytetar kërkon ndërhyrjen e policisë ”.

Guadalupe Morfin Otero, politikani që propozoi ndryshimin, citoi një sondazh mes studentëve të universitetit, në të cilin 90 përqind thanë se kishin përjetuar zhvatje nga oficerët që i akuzonin për akte imorale ose eksibicionizëm.

Ligjvënësit shpresojnë se ndryshimi do t’i lejojë policisë të përqëndrohet në luftimin e krimeve më të rënda, sipas gazetës meksikane El Universal.

Sidoqoftë, në një qytet të konsideruar si një nga më konservatorët në Meksikë, masa u kundërshtua nga partitë ‘Veprimi Kombëtar’ e ‘Partia Revolucionare Institucionale’, të cilët në vend të kësaj i kërkuan këshillit të përqëndrohet në çrrënjosjen e korrupsionit në polici drejtpërdrejt.