Vendosni fjalën kyçe....

A po gënjen Veliaj në rrëfimin e tij përballë agfanëve? (Video)


Në një rrëfim të ri, përballë afganëve në Qytet Studenti, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka vendosur të tregojë detaje të panjohura për publikun mbi jetën e tij.

Sipas të dhënave zyrtare, Veliaj ka lindur në vitin 1979, ndërsa u ka treguar afganëve se vetëm 10 vjet më pas, në 1989, paska marrë rrugët drejt Greqisë.

Një tjetër detaj befasues, pas rrëfimit të tij vite më parë se ka shitur fiq.

Por çfarë u ka thënë Veliaj me saktësi afganëve? Pse të bën të dyshosh rrëfimi i tij?

“Unë kujtoj historinë time se kur unë jam larguar nga Shqipëria, si refugjat, kam qenë 10 vjeç, doja të bëhesha futbollist. Kemi ecur 3 ditë për të ecur nga mali në Greqi.

Kështu që kur dëgjoj historinë tuaj qëndron ajo fjala që thotë kryeministri ynë që para 30 vitesh edhe ne të gjithë kaluam vitin historik, të ngjashëm me Afganistanin, u detyruam të largoheshin.”, rrëfen Veliaj.

Si mundet që një fëmijë 10-vjeçar të arrijë të kapërcejë malet?

Dhe aq më shumë, a po manipulon rrëfimin Veliaj sidomos kur dihet situata në kufijtë shqiptarë në vitin 1989 ku nuk pipëtinte dot as miza? Madje në këto vite janë vrarë edhe njerëz në kufij.

Mos ka qenë shumë herë më i madh Veliaj dhe bëhet fjalë për ndonjë vit tjetër? A po e stis krejtësisht historinë?!

Këto janë disa nga pyetjet që të nxit të bësh rrëfimi i Veliajt./Hashtag.al