Vendosni fjalën kyçe....

Si do zhvillohet mësimi në shkolla? Rregullat e reja kundër variantit Delta


Nëpërmjet një udhëzimi Instituti i Shëndetit Publik bën të ditur se cilat janë rregullat që duhen respektuar nga shkollat.

Vaksina

Vaksina do të jetë me detyrim pas datës 30 shtator për arsimtarët dhe studentët dhe në mungesë të pasaportës së vaksinimit, duhen paraqitur vërtetime për ata që futen në shkolla që nuk janë infektues ose që e kanë kaluar Covid19 në 6 muajt e fundit.

Maska

Do të jetë me detyrim për mësuesit dhe nxënësit e klasës së pestë, të gjashtë, të shtatë, të tetë dhe të nëntë si dhe për nxënësit e shkollës së mesme dhe me rekomandim për nxënësit e fillores. Maska duhet mbajtur edhe gjatë transportit në furgonë.

Distanca

Do të jetë jo më pak se 1.5 metra. Kur është e mundur mësimi mund të zhvillohet në ambiente të hapura. Nuk lejohet qëndrimi në korridore.

Kontrolli ditor

Çdo ditë do të matet temperatura dhe do përdoren dizinfektantët. Dritaret e klasave do të qëndrojnë të hapura. Do të kontrollohen nëse maskat janë larë (ato që lahen) dhe si përdoren të tjerat.

Orari

Ai duhet zbatuar me përpikmëri, sipas detajeve që jep mësuesi kujdestar. Nuk lejohen hyrje-daljet në shkollë por do të ketë vetëm një hyrje dhe një dalje.

Ushqimi

Nuk lejohet në klasë.

Posterat

Posterat që këshillojnë larjen e duarve dhe kujdesin duhet të afishohen në muret e shkollës. Shkollat duhet te dezinfektohen.