Vendosni fjalën kyçe....

4 të arrestuar në Shkodër, u kapen kanabis dhe municion luftarak


Arrestohen 4 persona në Shkodër me kanabis dhe municion luftarak.

Detajet e policisë:

U bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.M, 51 vjeç, banues në Fshatin Mosel, Reç, Njësia Administrative Shkrel, Bashkia Malësi e Madhe, pasi gjatë kontrollit në afërsi të banesës së tij janë gjetur të kultivuara bimë narkotike si dhe në afërsi të banesës së këtij shtetasi janë gjetur dhe sekuestruar edhe 30 kilogramë cannabis sativa dhe një sasi fishekësh luftarak.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Z.D., 60 vjeç, banues në fshatin Naraç, Bashkia Vau i Dejës, pasi në ullishten e tij u konstatuan të kultivuara një numër i konsiderueshëm bimësh narkotike cannabis sativa.

U bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve Z. N., 28 vjeç dhe Gj. N., 35 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre, në fshatin Gimaj, Njësia Administrative Shalë, Policia gjeti dhe sekuestroi 5 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa. Gjithashtu po në fshatin “Gimaj” Njësia Administrative Shalë, Bashkia Shkodër, në vendin e quajtur pylli poshtë “Majës së Boshit”, u konstatuan të kultivuara një numër i konsiderueshëm bimësh narkotike, ku dyshohet se këta shtetas janë autorë të kultivimit të tyre.