Vendosni fjalën kyçe....

Drejtonte motokorrësen, humbet jetën 16-vjeçari në Shkodër


Humbet jetën në aksident 16-vjeçari në Shkodër.

“Më datë 24 08.2021, rreth orës 06:00, në aksin rrugor Shkodër –Velipojë, në vendin e quajtur “Trush i Poshtëm”, shtetasi  L. L., banues në lagjen “10 Korriku”, Shkodër, duke drejtuar mjetin tip “Benz” është përplasur me  një mjet buqësor (motokorrëse) që po  dilte nga një rrugë dytësore për në rrugën kryesore  dhe për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motokorrëses shtetasi  O.G. 16 vjeç, banues në fshatin Trush.”, njofton policia.

Aksidenti dyshohet të ketë ndodhur për shkak të kushteve atmosferike, mungesës së fushëpamjes si pasojë e mjegullës.