Vendosni fjalën kyçe....

Ndërsa PSG-ja synon Kristiano Ronaldon, Reali i Madridit ‘gjuan’ Mbapenë


Teksa merkatos së verës po i vjen fundi, Reali i Madridit do bëjë një përpjekje të fundit për të marrë talentin e PSG-së, Mbape.

Ndërkohë që klubi francez i ka hedhur sytë nga Kristiano Ronaldo. Pas afrimit të Lionel Mesit, drejtuesit e PSG-së kërkojnë të pamundshme, të bashkojnë në një ekip dy nga lojtarët më të mirë në botë, dikur rivalë të ashpër kur luanin në Spanjë për Realin e Madridit e Barcelonën.

Nga kjo gjendje e krijuar kërkon të përfitojë Reali i Madridit që është i vetëdijshëms e ardhja e Ronaldos në Francë, ia zvogëlon edhe më shumë hapësirat Mbapesë.

Ditët e fundit pritet të jenë plot me surpriza dhe të githë i kanë kthyer sytë nga PSG-ja që po bën merkato ‘të frikshme’.