Vendosni fjalën kyçe....

Pa Messin dhe Neymar, PSG-ja fiton në javën e tretë të kampionatit


Messi dhe Neymar vijojnë të qëndrojnë jashtë skuadrës, por yjet e PSG-së nuk mbarojnë kurrë dhe janë gjithmonë aty për të marrë për dore skuadrën drejt një tjetër fitoreje në kampionat.

Java e tretë e kampionatit francez startoi pikërisht me transfertën e kryeqytetasve ndaj Brestit, aty ku skuadra e drejtuar nga Manuel Pochettino dominoi në të gjithë aspektet dhe ia doli të marrë tre pikë me mjaft vlera.

Sfida u zhbllokua në minutën e 23-të nga Ander Herrera  Në minutën e 36’, Mbappe shënoi golin e dytë.

Në minutën e 42’ Honorat ngushton rezultatin për Brest ndërsa Gueye shënon golin e tretë për PSG. Brest do shënonte përsëri në minutën e 85 me Mounie. Goli i fundit i sfidës do shënohej nga Di Maria për PSG-në.