Vendosni fjalën kyçe....

I kapet pistoleta pa leje, pranga 26-vjeçarit në Durrës


Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia në Durrës pasi i shtë gjetur një armë zjarri pa leje.

Aksioni është kryer në rrugën Manzë-Maninas, ku efektivët kanë ndaluar një mjet tip ‘Range Rover’ që drejtohej nga i riu Enger Muça.  

Gjatë kontrollit në çantën e dorës policia ka gjetur një armë zjarri pa leje si dhe dy krehëra me 15 fishekë.

Njoftimi

“Arrestohet në flagrancë një 26-vjeçar, i cili qarkullonte me armë zjarri me vete.

Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave që disponojnë armë zjarri pa leje, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe rritjen e parametrave të sigurisë në qytet, në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin Enger Muça, 26 vjeç, banues në Manzë, Durrës. Shërbimet e Policisë në aksin rrugor Manëz-Maminas, kanë ndaluar automjetin tip ‘Range Rover’, me të cilën shtetasi Enger Muça po qarkullonte. Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e dorës, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë dhe 2 krëhëra me 15 fishekë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale ‘Armëmbajtje pa leje’.”