Vendosni fjalën kyçe....

Rrëzohet avioni zjarrfikës në Turqi, humbin jetën 8 persona


Një aeroplan zjarrfikës i Drejtorisë së Përgjithshme të Pyjeve në Turqi u rrëzua të shtunën në provincën Kahramanmaras.

Agjencia shtetërore e lajmeve, Anadolu, raportoi se në mesin e tetë viktimave janë pesë rusë dhe tre turq

Kontakti me aeroplanin që ishte marrë me qira nga Rusia për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve ishte humbur, tha guvernatori i provincës Kahramanmaras, Omer Faruk Coskun.

Ai tha se një numër i madh i ekipeve të kërkim-shpëtimit janë dërguar në vendin e ngjarjes. Shkaktari i rrëzimit të aeroplanit ende nuk dihet.

Në rrjete sociale është publikuar një video ku aeroplani shihet në aksion dhe më pas fshihet pas një kodre. Pas pak, pas kodrës shihet tym i zi në qiell.