Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohen 37-vjeçari e kryeplaku i një fshati në Tiranë, akuzohen se kultivuan kanabis


Dy persona, mes të cilëve njëri kryeplak i një fshati janë arrestuar në Tiranë.

Ata akuzohen për kultivim kanabisi e janë prangosur në kuadër të operacionit ‘Qafmolla’.

Në pranga kanë përfunduar 37-vjeçari me iniciale R.H. dhe 52-vjeçari me iniciale A.D., ky i fundit kryeplak i fshatit Qafmollë.

Njoftimi

“Finalizohet operacioni i koduar “Qafmolla”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë operacionit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë evidentuar dhe goditur dy raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike në Qafmollë.

Vihet në pranga 37-vjeçari dhe kryeplaku i fshatit Qafmollë. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, si rezultat i kontrollit të territorit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, kanë finalizuar operacionin e koduar “Qafmolla” si rezultat i të cilit kanë evidentuar dhe goditur dy raste të tentativës për kultivim të kanabisit në fshatin Qafmollë, Njësia Administrative Dajt.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4, arrestuan në flagrancë shtetasit R. H., 37 vjeç dhe A. D., 52 vjeç(kryeplak i fshatit Qafmollë), pasi dyshohen se në fshatin Qafmollë, kanë kultivuar bimë narkotike të dyshuar cannabis sativa.

Gjithashtu, këta dy shtetas dyshohen edhe si autor të ngjarjes 19.06.2021, ku gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Qafmollë, u konstatuan të kultivuar bimë narkotike të dyshuar cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimi i detyrës”.”