Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Tapizë, plagosen tre vajza nga Kosova


Tre vajza të reja nga Kosova janë lënduar në një aksident automobilistik në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Përplasja mes dy mjeteve ndodhi në rrugën Tapizë-Derven, ndërsa të plagosurat janë 20-vjeçarja A.R., 30-vjeçarja Xh.Sh. e 23-vjeçarja M.M.

Ato janë dërguar në spitalin e Traumës për trajtim të mëtejshëm.

Njoftimi

“Më datë 11.08.2021, rreth orës 07:00, në aksin rrugor Tapizë-Derven, janë përplasur 2 automjete me drejtues shtetasit A.Sh, dhe F.K.  Si pasojë e përplasjes janë lënduar pasagjerët në mjet, shtetaset A. R., 20 vjeçe, Xh. Sh., 30 vjeçe dhe M. M., 23 vjeçe, banuese në Kosovë, të cilat ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.”