Vendosni fjalën kyçe....

Buzhala ironi me Ramën pas ndihmës që Kosova po i jep Shqipërisë: Ka me thanë Serbia ishte e para


Ironizon analisti Berat Buzhala këtë mëngjes kryeministrin Edi Rama, pas ndihmës që Kosova dha dje me 34 zjarrfikës, ushtrinë e tyre por edhe me prezencën e përfaqësuesve të lartë politikë për zjarret në Kalimash.

“Qysh tha në Shkup në Ballkanin e Hapur: Forcat serbe ishin të parat që na erdhën në ndihmë kur ndodhi termeti.

Në takimin e radhës garant ka me thanë që zjarrfikësit nga Serbia ishin të parët që erdhën në Kukës për të na ndihmuar për të fikur zjarrin mbi tunelin e Kalimashit.”, shkruan Buzhala.

Notat e tij të ironisë dhe sarkazmës arrijnë deri atje ku vetëquhet “nacionalist primitiv”, duke përfshirë edhe koncertin e Goran Bregoviçit në Korçë.

“Shumë nacionalistë primitivë këta të Kosovës. Si ta shohin një problem përtej kufirit, yrysh me shku me ndihmu.

Sido që të jetë, po shpresoj që nuk bllokohen rrugët për në Shqipëri, së paku deri pas mbërritjes së Bregovicit në Korçë. Nuk ka kuptim jeta pa atë koncert.”, përfundon Buzhala.