Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplas këmbësoren në Durrës, humb jetën 72-vjeçarja


Një aksident i ka marrë jetën një 72-vjeçareje në Durrës mbrëmjen e sotme.

Një makinë e drejtuar nga shtetasi me iniciale T.M 49-vjeç ka aksidentuar këmbësoren me iniciale N.M në lagjen nr.15.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme.

Më datë 08.08.2021, në orën 21:35, në lagjen nr.15, Durrës, një mjet me drejtues shtetasin T. M., 49 vjeç, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen N. M., rreth 72 vjeçe, e cila si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”-njofton policia.