Vendosni fjalën kyçe....

Riaktivizohen vatra zjarri në Karaburun (Foto/Video)


Riaktivizohen vatra zjarri në Karaburun.

Në ndihmë të banorëve dhe shtëpive të tyre në fshatin Dukat kanë shkuar Forcat e Armatosura me helikopterë për të shuar flakët.

Siç duket në video vatrat kanë qenë shumë afër shtëpive. Mësohet se vatra zjarri të hapura ka edhe në Gjirin e Gramës.

“Mirëmëngjes nga Pashalimani ku kemi rifilluar prej 2 orësh operacionin nga ajri për fikjen e zjarreve në Karaburun. Në Dukat është rindezur zjarri dhe në Gjirin e Gramës në mesnatë u hap një vatër e re zjarri. Sot jemi edhe më shumë me ndihmën e helikoptereve nga Hollanda Chinook me kapacitet ujëmbajtës 10 mije litra.

Përballë nesh është dora kriminale e zjarrvënësve, jo natyra.  Të bëhemi bashkë për të mbrojtur natyrën dhe vendin”, shkruan ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.