Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj: Nuk do lejoheni në koncerte nëse nuk keni bërë vaksinën (Video)


Kryetari i Bashkisë së Tiranës gjatë një vizite në një familje ku përuroi një shtëpi të rindërtuar pas shembjes nga tërmeti foli edhe për vaksinimin.

Veliaj bëri thirrje që të vaksinohen pasi nëse duan që të marrin pjesë në koncerte duhet të bëhen vaksina.

Nëse doni që Tirana të hapet 100%, pra që të lejohet publiku në ndeshjet e futbollit ose në koncerte, duhet të jesh i vaksinuar. Nëse doni të shkoni në aktivitete te Amfiteatri i Liqenit, në sheshin Skënderbej, apo të ndiqni koncertet e Dua Lipës, Rita Orës, s’ka rëndësi kush vjen, duhet të jeni të vaksinuar. Nëse nuk vaksinohesh, nuk ke pse e mban peng qytetin që të kthehet në jetën e tij normale. Sepse i bie që 1% e shoqërisë dikton 99% të të tjerëve. Nëse s’do të vaksinohesh, rri ti në shtëpi dhe beso idiotësitë e portaleve”- tha Veliaj.