Vendosni fjalën kyçe....

Zjarret aktivizohen edhe në juglindje


Zjarret kanë përfshirë këtë të enjte edhe juglindjen e vendit. Pas zjarrit të shfaqur sot në Vithkuq, në afërsi të Manastirit të Shën Pjetrit, raportohet edhe për tri vatra të tjera.

Se vatrat e zjarrit në Bashkinë e Maliqit, përkatësisht në fshatrat Zboq, Beras dhe Bashtmi janë izoluar, ndërsa bëhet e ditur po nga kjo bashki janë sinjalizuar për një tjetër zjarr në Moglicë.

Forcat zjarrfikëse dhe punonjës të shërbimit ndodhen te vatrat e zjarrit dhe po punojnë për izolimin e flakëve.