Vendosni fjalën kyçe....

Masakër në Korçë, kompleksi i vilave të reja shkatërron kodrën, kush fshihet pas (FOTO)


Një nga zonat më tërheqëse të Korçës po masakrohet brutalisht nga ndërtimi i një kompleksi të ri vilash.

Kodra në zonën e Belvederes është uzurpuar nga skrepat e makinat e transportit të dheut, me qëllim hapjen e themeleve për kompleksin e ri.

Fotot që ka siguruar Hashtag.al tregojnë ndërhyrjen flagrante në një nga zonat më të bukura të Korçës, duke shkatërruar përfundimisht këtë pasuri natyrore. Kodra po zhvishet me nxitim nga pemët dhe kanë nisur të krijohen vendet për hapjen e themeleve dhe hedhjen e betonit.

Këtë kompleks po e ndërton Spiro Bardhi dhe nuk dihet se si ai ka përfituar një leje të tillë në një zonë që është atraksion për qindra turistë.

Bardhi është përmendur edhe më herët për ndërhyrjet e tij në zonën muzeale brenda qytetit. Hashtag.al